Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shpalljen non grata të paraardhësit të tij, Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha shkurt se ajo që ishte mbjellur, tanimë ishte korrur.
“Fushata ka mbaruar, PS ka fituar. Dhe PS ka fituar për të pasur 4 vjet kohë duke thënë atë që do bëjë, dhe tani pasi ka fituar duhet të bëjë atë që ka thënë; të fitojë Shqipëria. E që PS të fitojë, përsëri e përsëri. Ç’na duhet ne çfarë bën PD? Ç’punë kemi ne si i organizon zgjedhjet? Si kremton fitoren pa u numëruar votat dhe pastaj nuk njeh rezultatin të vjedhura pasi votat u numëruan. Ça na interson se di apo jo PD ta lidhë kalin e portën e DASH, që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit, në sallën e Gjykatës së Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH. Ç’punë kemi ne? Çdo mbjellësh, do korrësh. Sherri do dëgjojë sherrin,”-tha Rama.