• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rama: Mbyllëm negociatat! Hapet rruga për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit! Alabbar: Do të ndërtojmë një mrekulli

11/08/2022
in Politikë
0
Rama: Mbyllëm negociatat! Hapet rruga për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit! Alabbar: Do të ndërtojmë një mrekulli

TIRANË– Pas thuajse 3 vjet rrugëtimi me analiza e debate, qeveria shqiptare ka mbyllur negociatat për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Në praninë e investitorit dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, që do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.

Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në fjalën e tij, investitori El Albbar bëri të qartë se do ia dalin që të ndërtojë një mrekulli dhe tha me bindje se nuk do të zhgënjejë askënd, por do të punojnë për të marrë idetë më të mira nga zhvillues në mbarë botën për të sjellë një projekt të niveleve ndërkombëtare.

“Nëse dikush na pyet se për çfarë është e gjitha kjo, është për krijimin e një jete të re. Ne do të krijojmë diçka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur”, tha El Alabbar.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se është hera e parë që Shqipëria nënshkruan një kontratë të këtyre përmasave. Teksa bëri krahasim me Portin e Malit të Zi dhe e cilësoi si një perlë që bëri të mundur që vendi fqinj të ketë pagat më të larta në rajon, u shpreh me bindje se nuk do të ketë asnjë krahasim me Portin turistik të Durrësit që do të jetë binjak i marinës së Dubait. Rama iu përgjigj edhe atyre që e kanë kritikuar duke thënë se nuk lanë gjë pa thënë për këtë projekt, por nënshrkimi i memorandumit tregon njëherë e mirë se projektet realizohen. 

“Port of Montenegro është një perlë por nuk ka asnjë krahasim me atë që do të kemi në Durrës. Do të jetë port binjak i marinës së Dubait, e cila është ndërtuar dhe kujdeset personalisht investitori ynë. Ky port hap një perspektivë të re”, tha Rama. Projekti i ri do të transformojë atë në një port model, me potenciale dhe kapacitete në Ballkanin Perëndimor. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Impakti i investimit të portit turistik të Durrësit që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit, si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit.

Tags: albanewsedi ramamuhammed el alabbarporti i durresit
Previous Post

Lija e majmunit, Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër sëmundjes

Next Post

OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Nëntë ide ushqimore për t’ju ​​ndihmuar të flini mirë

OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.