Mandati i tretë qeverisës ka dy objektiva për kryeministrin Edi Rama: Shqipëria kampione në turizën dhe bujqësi. Gjatë një takimi me fermerë në Moravë të Beratit, Rama ka shpalosur vizionin e tij, duke premtuar se do të kenë mbështetje nga qeveria.
Mes batutave me fermerët, Rama ka treguar sesi Shqipëria u kthye gjatë qeverisjes së tij në një prej eksportuesëve më të mëdhenj të domateve në Europë, ndërsa kërkoi edhe investime nga emigrantët. Në mungesë të prezencës së tyre fizike në atdhe, kreu i qeverisë kërkoi që të investonin në agriturizëm kursimet e tyre, për të çuar vendin para.