• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rama: Minishengeni nuk u projektua në bodrumet e ish-Jugosllavisë, Kosova të bëhet pjesë

29/07/2021
in Politikë
0
Rama: Minishengeni nuk u projektua në bodrumet e ish-Jugosllavisë, Kosova të bëhet pjesë

Këtë të enjte është zhvilluar në Shkup konferenca e Minishengenit me pjesëmarrës kryeministrin Edi Rama, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Minishengeni nuk është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, ndërsa i bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen.

Kryeministri theksoi se çështjet e të shkuarës mund të zgjidhen nëse sytë janë nga e ardhmja, duke shtuar se kupton arsyen përse Kosova ende është jashtë këtij takimi, por sipas Ramës duhet të ndryshojë qëndrim dhe të bëhet pjesë e këtij procesi.

“Skemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë të Bashkimit Europian. S’kemi luksin të humbasim kohë sepse kemi humbur shumë.  Nuk kemi parë asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi, por kemi parë se sa keq heq tjetri nga konflikti. Kush thotë se kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë , jeton në një botë paralele, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe jo forcimin e urave mes njerëzve.

Kjo është krijimi i një hapësire që jeton me parime dhe vlerat e mekanizmat e BE. Sot më e gjatë është koha e pritjes në kufi se sa është koha për të shkuar nga një vend në tjetër.  

Dua të ripërsëris se çështjet e pazgjidhura mes nesh nuk zgjidhen duke hedhur poshtë dhe mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Sa më shumë ky potencial të kthehet në perspektivë ka më shumë mundësi që edhe çështjet e pazgjidhura të zgjidhen. Sot dua të ritheksoj se për Shqipërinë kjo nismë është strategjike dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje drejt saj.

Brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit, jo vetëm i njerëzve, por edhe i mallrave të jetë i njehsuar me BE. Mali i Zi është bërë një problem, për çfarë mendohet, po Bosnja për çfarë mendohet? Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam në qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi.

Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha hekurudha …cila hekurudhë …Kush do të investojë për hekurudhat nëse treni shkon nga Tirana në Shkup…Ku do të gjenden këto para… Por nëse bashku kemi fuqinë të ndërtojmë një projekt të përbashkët, i gjithë volumi i lëvizjes justifikon ndërtimin. Shqipëria jeton me turizëm, sot volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se nisma rajonale e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë përmban katër liritë e BE-së dhe se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal. Po ashtu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se nuk duhet të presin që dikush tjetër të punojë për ta, por se secili duhet të marrë vetë fatin në dorë.

“Qytetarëve tanë duhet t’u dëshmojmë që jemi të aftë të mendojmë për vetveten dhe të mos presim që dikush do të na udhëzojë apo drejtojë, të marrim përsipër fatin tonë. Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa, duhet të shikojmë të ardhmen dhe brezat e rinj”, ka thënë Vuçiç.

Tags: albanewsedi ramaminishengeni ballkanik
Previous Post

Paditi Veliajn për shpifje, Basha refuzon kërkesën e GJKKO për pajtim

Next Post

“Ballkani i Hapur”, tre paktet që u firmosën nga Rama, Zaev dhe Vuçiç

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Rama Zaev dhe Vuçiç

"Ballkani i Hapur", tre paktet që u firmosën nga Rama, Zaev dhe Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.