Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt. Kreu i qeverisë është pritur me ceremoni shtetërore.
Rama është pritur në Kajro nga homologu i tij, Moustafa Madbouly. “Ceremonia e pritjes nga Kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly,” shkruan kryeministri në Facebook, ndërsa ka ndarë edhe pamjet e ceremonisë së zhvilluar.