Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni fejese në Mamurras. Teksa pa nga afër kantierin në Laç ku po ndërtohet një shkollë e re, kreu i qeverisë ishte edhe në fejesën e Eldës një vajze nga Mamurrasi dhe Burakut nga Stambolli.
Gjatë qëndrimit Rama e këshilloi vajzën e re që ti qeraste vjehrrën dhe vjehrrin me llokume pasi sipas tij është shenjë e mirë ndërsa dhëndrit turk i kërkoi të mësojë shqip.
“Jeta është interesante shumë..ee. Une erdha me Linditën dhe Majlindën tek këto kantierët kur më thanë që fejon djalin nesër. Dhe i thashë çne fejon djalin ai, dhe qeka këtu, po më thanë e fejon këtu në Laç. Unë thash çne paska marrë dhe nusen nga Turqia të vijë këtu, jo më thanë e fejon me një gocë tonën. Pastaj mora vesh që keni bërë studimet në Turqi. Po ky duhet të mësojë shqip.’– tha Rama.
Ndërkohë, që babai i dhëndrit kërkoi dorën e vajzës. “Në prezencën tuaj zoti kryeministër kërkoj vajzën tuaj për djalin tonë”, tha ai.
“Kurbin, në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.