Kryeministri Rama në fjalën e tij, gjatë çeljes së forumit TRT në Stamboll vlerësoi angazhimin e Turqisë në luftën në Ukrainë.
“Agresioni ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por një agression ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Angazhimi që Turqia pati në luftën mes Ukrainës e Rusisë është model shembullor i një aktivizimi të moderuar”, tha Rama.