Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të mërkurë në Romë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare me kryeministrin italian Mario Draghi.
Siç lajmëroi më herët, kryeministri i Shqipërisë do të diskutojë disa çështje në këtë takim me homologun e tij italian. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë tema e njohjes së pensioneve të bashkëqytetarëve shqiptarë në Itali, si dhe bisedime për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.