Kryeministri Edi Rama thotë se përpara Lulzim Bashës dhe dëshmitarit të Krushës, Milaim Ballanica, shqiptarët besojnë këtë të fundit.
I ftuar në “Top Story” në News 24, Rama shprehet se ngjarja krijon me të drejtë debat.
Rama: Kosova nuk është trazuar nga pyetjet e mia për Lulzim Bashën. Kosova është trazuar nga dëshmitë e dëshmitarëve që janë nga Kosova.
Në Kosovë nuk kanë arsye t’i besojnë Lulzim Bashës përpara atij dëshmitari që jeton akoma atje që ka parë ngjarjen më të rëndë të jetës së tij.
Është vetë ngjarja që e krijon debatin me të drejtë. Mendoj që mediat në këtë rast, nuk kanë mundësi tjetër që të ballafaqohen me këtë debat. Nuk ka asnjë shans që unë të besoj Lulzim Bashën përpara atij njeriu që jeton në vendin e masakrës.
Kosova dhe Shqipëria janë një popull i tërë që dinë ta bëjnë dallimin. Mjafton tu nxjerrësh fytyrën e Lulzim Bashës dhe Milaim Ballanicës dhe do të thonë kush gënjen.