Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për mediat duke i dhënë mesazh të qartë ministrit rus, Lavrov duke i thënë se Ballkani është i mbyllur për të pasi ai e cilësoi nismë serbe.
“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën sarkastike dhe manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani do të ishte minimalisht për të. Por Ballkani për të është i mbyllur dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit.”, tha Rama.