Në fund të fjalimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama ia kaloi “stafetën” Zahos, djalit të tij të vogël. Rama ftoi të gjithë familjen në podium duke i kërkuar Zahos të marrë me vete edhe të ëmën e cila u shoqërua edhe nga Greg Rama dhe vajza e saj Rea Haxhillari.
Rama u shpreh me batutë se djali i tij i vogël kërkon të shkojë në Vlorë si shpërblim për çdo “punë” të bërë”. “Ju prezantoj me dikë, që sa herë i thua bëj mësimet. Thotë po bëra mësimet do më çosh në Vlorë”, tha Rama.
Dy fjalë për qytetarët e Vlorës, i pati edhe më i vogli i familjes kryeministrore.“Mirëmbrëma. Unë dua Vlorën”, deklaroi Zaho.