Rama: Nuk jeni të detyruar të më pëlqeni se nuk kam dalë për të kërkuar nuse
“Sot në shkollat tona mësohet me librat e Oxfordit, me librat e Cambridge. Fëmijët tanë mësojnë me të njëjtat libra si në Europë. Ne i dhamë fund edhe probleme që kishin mësuesit. Ata trajtoheshin si skllevër të një sistemi që nuk kishte asnjë respekt për figurën e mësuesit dhe ata të rinj që donin të bëheshin mësues.
Nuk jeni të detyruar ta përlqeni Edi Ramën. Nuk ka dalë për të kërkuar nuse se është i martuar, Nuk ka dalë për të bërë krushqi. Nuk ia përlqen Çitjanet me një klik në televizor mund ta hiqni. Nëse ju pëlqen Luli merreni foton e tij dhe vareni në mur, po të doni edhe putheni në xham. Por çështja është si puna e gomarit, kush ta bën punën. Nëse ke një biznes të vogël dhe je me PD, çfarë do ti, të të vënë taksën e sheshtë kur ti e ke taksën zero. Nëse je mësuese dhe je me PD, nuk ka asnjë problem. Por kush ta rriti rrogën e tij. PS është kundër taksës së sheshtë se ajo është krijuar për të mbështetur të pasurit.
Ne kemi vazhduar vaksinimin masiv, Luli vazhdon infektimin masiv. Nuk e ka sensin e përgjegjësisë. Njësoj si unë t’i thoha Belindës të mblidhte shumë njerëz dhe të krijonim këtu një qendër COVID. Kur ti nuk respekton as të drejtën e njerëzve të tu më besnikë. Ju njihni Monikën më shumë se ajo di të bëjë shtëpi për vete, me aq shumë banjo. Shtëpi për të tjerët? Jo. Harrojeni”, tha Rama.