Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për të kaluar ligjin për amnistinë fiskale.
Në një komunikim për mediat, ai tha se përgatitja ka zgjatur tre vjet sepse qeveria ka dashur sa më shumë opinione dhe nuk pranoi kritikat nga BE apo SHBA.
“Ne kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike do mbajmë edhe një tjetër. Jemi të vendosur ta çojmë përpara projekt ligjin, por duam të kemi sa më shumë opinione. Kjo është arsyeja pse përgatitja ka zgjatur gati tre vjet. Ndërkohë, paragjykimi se amnistia është kushtetuese, ajo bëhet edhe në vende të tjera, por shiko se Shqipëria…këtë nuk e pranojmë as nga BE as nga SHBA dhe as nga Hëna”, tha Rama.