TIRANË– Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga qendra e re shëndetësore numër 1 në Tiranë. “Një kontrast i madh”, thotë një nga pacientet.
Ndërkohë që , personeli mjekësor shprehen se iu është plotësuar një ëndërr, që të punojnë në një ambient që i ka të gjitha kushtet.
“Janë si ajo është që ka një njeri për të punuar në një ambient që i jep kënaqësi”
“Siç mund ta shikoni dhe vetë që në hyrje përmbushen të gjitha standardet e një politeknike”
“Jemi shumë të kënaqur që tashmë ëndrra jonë u realizuar”, shprehen disa nga infermierët.
Nga ana tjetër, Rama shkruan thjesht “pa koment”.