Kryeministri Rama është shfaqur më i qetë, më i sjellshëm me gazetarët dhe me një fjalor më të zbutur përkundrejt opozitës, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën. Rama u tha gazetarëve se dora e tij mbetej e shtrirë për bashkëpunim me Lulzim Bashën.
“Ne vijmë në këtë kuvend për mandatin e tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvilimet brenda PD, dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit, njerëzve dhe për borxhin që ia kemi njerëzve” tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja e 17 Majit vazhdon ende. Rama ka thënë se kush do t’i bashkohet socialistëve në misionin për të përmbushur shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, e ka derën e hapur.
“E kuptoni sa e madhe është sfida jonë dhe sa të mëdha janë shpresat e njerëzve? PS e ka të pamundur të shohë nga lart poshtë se përndryshe humb horizontin. Ne do shohim përpara dhe kushdo të na bashkohet, e ka derën e hapur” tha Rama.