Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh në përkujtim të viktimave të Holokaustit.
Rama shprehet se Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e luftës së dytë botërore për reagimin ndaj Holokaustit.
‘I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Rama.

	    	
                                
		    
                                
                                









