TIRANË – Ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës. Pikërisht me pamje nga projekti i kësaj rruge e ka nisur ditën sot kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, siç është zona e Lurës.
Postimi i Ramës në Facebook:
“MIRËMËNGJES dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë.”