Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale projektin 3 D të Autoparkut të Elbasanit.
Kreu i Qeverisë, shkruan se realizimi i kësaj vepre, është një ëndërr e bërë realitet dhe vjen në bashkëpunim me FIA-n.
Postimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë.