Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në zyrë kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit janë shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.
Sakaq, kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se dita ditës po forcohet miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve.
Rama, ka postuar edhe pamjet nga takimi me kongresmenët amerikanë dhe ambasadoren Kim.
“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”-shkruan Rama krahas fotove të publikuara.