Lavdrim Krashi nga Dibra është një prej emigrantëve kandidat për deputetë që prezantoi kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit.
Një emigrant nga Londra do jetë pjesë e skuadrës. Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë viteësh. Sot shërbëtor publik i qytetarëve të londrës në bashkinë e Londrës, njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin e shqiptarëve, me dibranët se janë njëherë dibranët pastaj vijnë tjetër”, tha Rama.
“Jam lindur rritur arsimuar në Dibër. Punoj në bashkinë e Londrës dhe jam drejtues i planifikimit urban dhe i strehimit. Londra ka një plagë të rëndë që është mungesa e strehimit. Nga inxhinier kimist për tu bërë shërbëtor publik ka lidhje me nënë terezën e madhe, kur mori çmimin Nobel. Në takimin e saj të parë me Eduard, ajo iu lut kryeministrit dhe i tha mund të dal nga porotokolli dhe i tha bëj diçka për të pastrehët, sepse një natë më parë ajo kishte numëruar shumë të pastrehë në atë qytet.
Pas kësaj qeveria mori masa të menjëhershme dhe quhet ligji i strehimit dhe thuhet se ky ligj është inspiruar nga nënë Tereza. Që të jemë i sinqertë me Ramën e kam parë me skepticizëm kur thoshte do ta ndërtojmë rrugnë e arbrit e tani që është bërë gjysma e shoh me kënaqësi. Dibrant janë shumë skrutinues, nuk është se janë mosbesues por janë dhe dyshues, fakti që rruga po merr formë ditë për ditë dhe brenda vitit shpresojmë të mbyllet që të shkojmë për 1 orë e gjysmë në Dibër”, tha Krashi.