Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.
Gjatë kësaj vizite Kryeministrin Rama e shoqëron thuajse i gjithë kabineti qeveritar.
Rama do të zhvillojë sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan. Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave. Brenda 5 muajve, kryeministri po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.