Tiranë- Kryeminsitri Rama ka publikuar pamjet 3d nga hekurudha Tiranë- Rinas- Durrës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai theksoi se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, falë investimit 90.45 milionë euro.
MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.