Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit.
Rama thekson se deri dje kjo hapsirë përdorej për grumbullimin e mbetjeve e teksa sot do të jetë shembëlltyra e qytetit bregdetar.
“MIRËMËNGJES dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama.