Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme pamjet se si duket sot 300 qendrat shëndetësore në vend.
Kryeminstri thekson se ky ka qenë një ndryshim total i programit të rindërtimit.
“MIRËMËNGJES dhe me ndryshimin total të qendrave shëndetësore të Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama pranë videos.