Tiranë- Kryeministri Edi Rma ka publikuar sot pamjet e qendrës së re shëndetësore të ndërtuar në kryeqytet.
Në videon e shpërndarë në Facebook Rama shprehet se kjo qendër shëndetësore do të orojë shërbim për banorët e lagjes 14 në Kashar.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër qendër shëndetësore me standardet më të mira që i shtohet Kryeqytetit, duke siguruar kujdes shëndetësor cilësor për banorët e lagjes 14 në Kashar, me një shërbim të ri afër vendbanimit, ju uroj një ditë të mbarë”– shprehet kryeministri Rama.