Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se Shqipëria nuk është gati për tu futur në Europë. Në një intervistë për Euronews, Rama tha se vendi ynë ja bërë shumë përparime dhe se e meriton të futet në rrugën e plotë të hapjes së negociatave.
Kreu i qeverisë shtoi se Europa, sipas tij, po tregohet dritë shkurtër me Shqipërinë dhe mjaft hipokrite. Sipas Ramës, vendi ynë duhet t’i kishte nisur prej shumë vitesh procedurat dhe jo të ‘mbaheshin peng’ për shkak të problemeve të brendshme të vetë BE-së.
Intervista:
Gazetarja: Në Konferencën Shtetërore në Firence, patëm shansin të uleshim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili sapo fitoi mandatin e tretë duke thyer kështu një rekord në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian u vendos në qendër të vëmendjes në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan së fundmi. Zoti Rama faleminderit që u bashkuat në programin tonë. Kërkesa e Shqipërisë për të nisur bisedimet për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, mund të bëjë një hap përpara në konferencnë e parë për fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Sa domethënës është ky hap?
Edi Rama: Është e vështirë ta thuash, këtë hap duhej ta ndërmerrnin disa vjet më parë, dhe përsëri e përsëri e përsëri nuk ndodhi. Kjo, për shkak të problemeve të shumta të brendshme të vetë BE-së.
Gazetarja:Çfarë jeni të përgatitur të bëni nëse negociatat ngecin sërish?
Edi Rama: Ne nuk planifikojmë asgjë tjetër, përveçse të vazhdojmë të punëojmë për këtë gjë. Për ne Europa nuk është një është një destinacion politik, por është një fe dhe askush nuk mund ta tradhëtojë atë në Shqipëri. Është një detrim ndaj fëmijëve tanë. Duhet ta bëjmë Shqipërinë një shtet që njihet plotësisht. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. BE nuk ka mbajtur disa premtime. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ne dolëm nga komunizmi dhe kemi mundësinë të zgjedhim. Atëherë nuk kemi zgjedhur. Zgjidhnin të tjerët për ne. Duke mos qenë të integruar në BE ,Ballkani Perëndimor mbetet zonë gri që ofron atraksion edhe për të tjerët që nuk kanë të njëjtat principe që ka BE. Për Shqipëri nuk shoh ndonjë rrezik sepse ata janë shumë fanatik për perëndimin. Shqipëria ka bërë përparime. Ka një ndryshim të madh mes të qenit anëtar dhe përfundim të negociatave. Shqipëria sigurisht që nuk është gati të futet sot në Europë. Por me kushtet që jemi sot, Europa po tregohet dritëshkurtër me në. Nuk po na jep atë që meritojmë. Shqipëria e meriton që të futet në rrugën e plotë të hapjes së negoiciatave.
Status quo-ja nuk është një opsion. Ne duhet të biem dakort që të mos biem dakort për ato pika ku ka mosmarrëveshje, por jo të pengojmë njëri-tjetrin. Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është për të mbaruar punën. Qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Nuk do ta përmbysim status-quo-në. Frustrimet do të jenë të pranishme.