Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.
Rama ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një video me takimet me banorët pas tërmetit, gjatë kohës që ishin të pastrehë, shtëpitë e dëmtuara dhe më pas banesat e reja.