Tiranë- Edi Rama nisi ditën sot me lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus.
Rama thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të lënë mangut, por jep edhe këshillat për kujdes.
Postimi i kryeministrit:
Mirëmëngjes, Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën
#GjithçkaPërShëndetin
#MASKA😷
#DISTANCA↔️
#HIGJIEN
Lajmin se ky spital është gati e dha edhe ministrja Manastirliu, e cila një ditë me parë së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë inspektuan spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.