ATHINË– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar me kryeministrin Edi Rama. Fotoja e të dyve nga takimi, të ulur përballë njëri-tjetrit, është shpërndarë nga mediat greke.
Këto të fundit kanë shpërndarë edhe detaje lidhur me çfarë po diskutohet. Sipas mediave greke në fokus të diskutimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështjet e rajonit.
Sot kryeministri ndodhet në Greqi, ku pas takimit me kryediplomatin Dendias do të ‘ulet’ në një darkë pune me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis. Disa ditë më parë, Dosja.al e raportoi e para udhëtimin e Ramës në Athinë, menjëherë pas vizitës dy-ditore në Ankara.