Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune duke publikuar pamje nga terminali i ri i autobusëve në qytetin e Korçës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka uruar ndjekëseve të tij fundjavë të mbarë, ndërsa thekson se ky terminal i sjell standard të ri qytetarëve korçarë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë pamje të terminalit të ri të autobusëve, mikrobusëve dhe taksive në Korçë, që sjell një standard të ri për qytetarët, ju uroj një fundjavë të bukur”shkruan Rama.