Kryeministri ka sulmuar sërish kreun e shtetit, për pjesëmarrjen e tij në ditëlindjen e Bes Kallakut në kushtet e pandemisë. Një “shembull skandaloz” dhe “një spektakël i pështirë karshilliku” e ka quajtur Rama ditëlindjen e humoristit, që u shoqërua me gjobitjen e lokalit dhe të të gjithë të pranishmëve aty.
“Shembulli më skandaloz i presidentit të republikës, nga Zonja e Parë dhe e gjithë çeta e tyre, ndërkohë që është e qartë për të gjithë që nuk mund të ketë grumbullime dhe nuk mund të bëhen festa e dasma. Këta na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin por edhe me shëndetin e të tjerëve, nëse nuk janë të interesuar për shendetin e tyre” tha Rama.