Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video-mesazh për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
Mesazhi i Ramës:
I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë💔
Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh😍 #SiNjëFamilje
“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, Ishin tmerr. Menjëherë telefonatat. Durrësi keq. Mbërrin makina dhe nisem për në Durrës. Gjatë gjithë rrugës flisja me kë mundesha ministra, kryetar bashkisë, Laçi keq, Thumana shumë keq. Të gjithë ishim në këmbë. Nuk e kishim provuar më parë diçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar aty në makinë në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefave të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment”, shprehet Rama.