Tiranë- Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zbuluar në Kuvend se sot Rama përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit.
Është bërë me dije se Rama sot nuk do të jetë në Kuvend, pasi ka udhëtuar drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Ballës duket se në këtë 1-vjetor të tërmetit të 26 nëntorit të 2019 Rama do të bëjë një marrëveshje përmbyllëse, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS është nga më të mëdhatë që është bërë gjatë procesit. Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe në Konferencën e Donatorëve në shkurt dhuruan për Shqipërinë 70 milionë euro për Rindërtimin.
“Rama po përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit, që në kushte e kohë të vështira duhen njerëz të fortë, që dinë të drejtojnë. Shqipëria e ka ekipin, me në krye Ramën. Do i qëndrojmë angazhimit tonë, faleminderit.”- tha Balla.