VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në sheshin në sheshin e ‘Flamurit’, në të cilin kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin.
Rama ka vlerësuar punën e bërë, por nuk mund të mungonin as kritikat dhe sugjerimet nga ana e tij. Teksa po shihte punimet e realizuara deri më tani, Rama tha se do krijojë vetë një seri me pllaka bronzi ku do të shkruhen emrat e të gjithë personave të shquar që kanë firmosur deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Rama tha se këto pllaka do të pajisin me drita, që emrat e tyre të ndriçojnë gjatë natës.
“Do bëj unë me Dulen një seri me pllaka bronzi që janë të gjithë emrat e atyre që janë firmosur pavarësinë. Çdo pllakë ka një emër, emrat janë të çarë tej për tej pllakës, vendoset ndriçimi poshtë dhe natën do jetë me emrat e tyre që do ndryshojnë, do jetë shumë bukur. Do jenë si fushë me xixëllonja gjithë shkrimtarët e pavarësisë”, tha Rama.
Lajm ne perditesim…