Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali. Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori bëjnë me dije se Rama do të niset drejt Italisë me datë 2 dhjetor.
Kreu i qeverisë do të takohet me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, për herë të parë pasi kjo e fundit mori detyrën.
Meloni mori zyrtarisht detyrën si kryeministre më 28 tetor. Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.