Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për mediat duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Duke qënë se tema sot është më e gjerë se kaq dhe është një temë që diskutohet kudo. Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për cështjen e Ukrainës. jemi shumë të emocionuar nga y zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel tjetër në raport me çka qënë’– tha Rama.