SHBA– Raporti Botëror i Lumturisë 2021, i lëshuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përqendrohet në efektet e COVID-19 dhe mënyrën se si njerëzit në mbarë botën kanë ecur.me pandeminë. Ai rendit 149 vendet e botës për “sa të lumtur e perceptojnë veten qytetarët e tyre” duke monitoruar në mënyrë specifike performancën në gjashtë kategori të veçanta.
Sipas National Herald, Shqipëria renditet në vendin e 91 në këtë listë, ndërsa Maqedonia e Veriut vjen menjëherë pas nesh pasi renditet e 92. Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, mbështetje sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria për të bërë zgjedhjet tuaja të jetës, bujaria e popullatës së përgjithshme dhe perceptimet e niveleve të korrupsionit të brendshëm dhe të jashtëm janë 6 kategoritë. Synimi ishte i dyfishtë me fokusin fillimisht në efektet e COVID-19 në strukturën dhe cilësinë e jetës së njerëzve dhe së dyti nw vlerwsimin sesi qeveritë në të gjithë botën janë përballur me pandeminë.
Është mjaft interesante që shtatë vendet më të lumtura në botë për vitin 2021 ishin të gjitha vendet e Evropës Veriore. Finlanda mori çmimin kryesor për të katërtin vit radhazi me një rezultat të përgjithshëm prej 7.842, e ndjekur (me radhë) nga Danimarka (7.620), Zvicra (7.571), Islanda (7.554), Holanda (7.464), Norvegjia (7.392) dhe Suedia (7.363). Sipas raportit, Pakistani është në vendin e 105-të, Bangladeshi në vendin e 101-të dhe Kina në të 84-tin. Njerëzit në Afganistanin e shkatërruar nga lufta janë më të pakënaqur me jetën e tyre, të ndjekur nga Zimbabve (148), Ruanda (147), Botsvana (146) dhe Lesoto (145).
Studimi i lumturisë rendit vendet e botës në bazë të pyetjeve nga Sondazhi Botëror i Gallup. Më pas, rezultatet lidhen me faktorë të tjerë, duke përfshirë PBB-në dhe sigurimet shoqërore. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 19-të për lumturinë, pavarësisht se janë një nga vendet më të pasura në botë.