• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i FMN/ Ndan 11 rekomandimet, Meta: Sfidat për ekonominë janë dyfishuar

15/10/2021
in Politikë
0
Raporti i FMN/ Ndan 11 rekomandimet, Meta: Sfidat për ekonominë janë dyfishuar

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar të bëra 3 ditë më parë, janë bërë prezent prej tij përmes dekreteve.

Kreu i Shtetit rendit 11 rekomandimet e FMN duke theksuar se sfidat kryesore për ekonominë e vendit janë të dyfishta.

Ai shkruan se të gjitha këto rekomandime të sugjeruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar janë bërë prezent dhe nga Presidenti i Republikës, përmes Dekretet e Tij, për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të disa ligjeve.

DEKLARATA E PLOTË E PRESIDENTIT
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në deklaratën e datës 12 tetor 2021, tërheq vëmendjen se sfidat kryesore për ekonominë e vendit janë të dyfishta:
📌 Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia, për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit;
📌 Së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale, për të ulur defiçitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik.
Për të adresuar këto sfida, sugjerimet e FMN, janë konkretisht:
📌 1. Një plan i besueshëm i rregullimit fiskal afatmesëm duhet të formulohet dhe të zbatohet duke filluar nga viti 2022, që duhet të përcaktojë zvogëlimin e defiçitit primar në rreth 2% të PBB-së në vitin 2022, si dhe të arrijë në mënyrë të qëndrueshme një balancë primare pozitive prej rreth 1.5% të PBB-së në vitin 2024.
📌 2. Në themel të rregullimit fiskal të besueshëm duhet të jetë një strategji e shëndetshme afatmesme të ardhurash, që zgjeron bazën tatimore dhe eleminon mundësitë për shmangie.
📌 3. Rritja e cilësisë dhe e transparencës së shpenzimeve publike kërkon transparencë mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve përfshirë këtu PPP-të, që po përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme.
📌 4. Investimet publike tejet ambicioze, që janë rritur me shpejtësi nga viti 2020, të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen duke pasur parasysh si kapacitetin e dobët të realizimit dhe efikasitetin e ulët të tyre.
📌 5. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet më mirë tek personat, të cilët kanë më shumë nevojë, për ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe veҫanërisht për vaksinimin si dhe për të siguruar mbështetje për pjesën më në nevojë të shoqërisë, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
📌 6. Këshillohet të mos ndërmerren vendime në lidhje me amnisti tatimore ose përjashtime, apo iniciativave tatimore “ad hoc”, që shkojnë në drejtim të kundërt me strategjinë afatgjatë të Qeverisë për rritjen e të ardhurave tatimore.
📌 7. Ndryshimet, që lidhen me hartimin dhe zbatimin e Ligjit Organik të Buxhetit, duhet të bëhen vetëm përmes procedurave normale parlamentare dhe se përdorimi i Akteve Normative për të ndryshuar Buxhetin brenda vitit, përveç rrethanave emergjente duhet të ndërpriten.
📌 8. Një strategji rigoroze e menaxhimit të borxhit nevojitet për të udhëhequr vendimet e Qeverisë për huamarrjen e jashtme tregtare, që i nënshtrohet rrezikut të luhatjes së kursit të këmbimit.
📌 9. Rritja e shpejtë e stokut të PPP-ve, që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% në vitin 2018, kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike.
📌 10. Skemat e garancive për sektorin privat dhe mbështetja e ndërmarrjeve shtetërore, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe ujit, me garanci sovrane që po rriten, si dhe mbështetja e herëpashershme buxhetore gjithashtu i shtojnë risqet fiskale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rijetësohen reformat në sektorët e energjisë elektrike dhe të ujit, që janë vonuar në vitet e fundit.
📌 11. Më e rëndësishme, është që duhet të shtohen përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, me qëllim që të minimizohen dobësitë, që burojnë nga korrupsioni, të rritjes së transparencës dhe konkurrueshmërisë.
Të gjitha këto rekomandime të sugjeruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar janë bërë prezent dhe nga Presidenti i Republikës, përmes Dekretet e Tij, për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të këtyre ligjeve:
1. Dekretin nr. 11866, datë 11.12.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.
2. Dekretin nr.13 179, dt 28.07.2021 për Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
3. Dekret nr.13 186, dt 28.07.2021 për Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 26, datë 22.6.2021, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”.

Tags: albanewsilir metaRaporti i FMN
Previous Post

Blinken e Borell flasin për situatën në veri të Kosovës: Dialogu të vazhdojë sa më parë

Next Post

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
U kapën me lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet një i ri dhe procedohen 2 të tjerë

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.