• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i INSTAT/ Rritet popullsia e moshuar në Shqipëri, ulet grupmosha 0-15 vjeç

21/05/2021
in Sociale
0
Bonusi për pensionistët, datat e shpërndarjes së lekëve sipas kategorive. Kreu i ISSH sqaron procedurën

Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por brenda totalit grup mosha deri në 15 vjeç po tkurret me shpejtësi, teksa ajo mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në janar të vitit 2021 popullata nga 0-15 vjeç u pakësua me 11.5 mijë persona me një tkurrje 2.4 për qind në raport me një vit më parë, ndërsa grupmosha 65+ shënoi një rritje të mprehtë me më shumë se 14.6 mijë persona ose me rreth 2.4 për qind.

Rënia e popullsisë në moshat e reja, u zëvendësua nga rritja e moshës së tretë. Kjo tendencë, e cila po nxitet nga rënia e numrit të lindjeve, emigracioni i të rinjve dhe nga rritja e jetëgjatësisë do të vijë me e mprehte këtë 10 vjeçar. Nga njëra anë sistemet arsimore do të lehtësohen nga numri i nxënësve. Në ciklin parashkollor në nivelet e tjera të arsimit do të ketë më pak nxënës, duke krijuar kushtet për rritjen e cilësisë së shërbimeve. Në të kundërt rritja e popullsisë mbi 65 vjeç do të vëre para një sprove të re infrastrukturën e Shqipërisë e cila nuk është gati ende për të përballuar valën e lartë popullsisë së moshuar dhe nevojave që ajo ka, teksa numri i pensionistëve vjen në rritje vit pas viti.

Të ardhurat nga kontributet shënuan rënie me 1.6% më 2020 dhe shpenzimet u rriten me 1.5 për qind, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit. Financimi i buxhetit të shtetit në skemën e sigurimeve arriti në 29 miliardë lekë me një rritje mbi 14% në raport me 2019. Nga viti 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat për një pensionist kanë nisur rënien.

Në realitet, situata është edhe më e rënduar, pasi nga viti 2011 deri në 2019, janë larguar nga vendi 360 mijë persona, sipas një ankete të posaçme të INSTAT për emigracionin. Vetëm 1.6% e të larguarve ishin në moshë pensioni. Këto zhvillime tregojnë se, mosha e popullsisë mbi 65 vjeç, në përqindje të totalit të popullsisë, është më e madhe se treguesit zyrtarë. Me rënien e lindshmërisë dhe emigracionin në nivele të larta, popullsia totale do të ulet, ndërsa personat në moshë pensioni, sipas skenarëve optimistë të INSTAT, do të zotërojnë 21% të popullsisë deri në vitin 2030.

Europa po përballet me të njëjtin trend, por shumë vende, sidomos ato në BE kanë bërë përpara me politikat për të përballuar këtë ndryshim, Shqipëria do ta ketë të vështirë përshtatjen për shkak të mungesës së burimeve të kufizuara financiare dhe të vizionit për të përballuar ndryshimin e strukturës së popullsisë në favor të moshave të vjetra. Kombet e Bashkuara dhanë alarmin se, qeveritë dhe shtetet kudo në botë nuk janë përgatitur për të administruar moshën e tretë, edhe në aspektin social dhe atë ekonomik.

Marrë nga Monitor.al

Tags: grupmosha 0-15 vjecinstatpopullsia e moshuar
Previous Post

1.4 ton heroinë kapet në Rumani, do të shitej në Europën Perëndimore

Next Post

Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit në finalen e Eurovisionit: Shqipëria e meriton!

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, mediat serbe ‘sulmojnë’ Anxhela Peristerin

Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit në finalen e Eurovisionit: Shqipëria e meriton!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.