Ray J, këngëtari i cili u shfaq në kasetën famëkeqe të seksit me Kim Kardashian, sulmoi Kris Jenner të shtunën pasi në një test gënjeshtrash ajo mohoi ta kishte publikuar ajo kasetën.
“Po përballesh me njeriun e zi të gabuar, @krisjenner @kimkardashian”, shkroi 41-vjeçari në një video 44-minutëshe në Instagram.
“Nuk më intereson sa e vjetër është kjo çështje. Ajo që po përpiqesh të bësh me mua është pothuajse çnjerëzore, ofenduese në nivelin më të lartë. Kjo është gjëja më raciste dhe më e gabuar që mund t’ia bëni dikujt. Ti mendon se mund të luash me njerëzit dhe të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë!”
Postimi i tij pasoi paraqitjen e fundit të Jenner në “Late Late Show With James Corden”, ku ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh të James Corden. Gjatë intervistës, Kris u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me publikimin e kasetës seksuale të vajzës së saj. Detektori i gënjeshtrave, John Grogan, përcaktoi se ajo po thoshte të vërtetën.
“John Grogan është fals,” tha Ray J. “Ai nuk është ekzaminues i poligrafit. Ai njihet me saktësi si paraziti i poligrafit. Ky është tipi që Kris Jenner gjeti për të më bërë të dukesha si gënjeshtar! Dhe ajo që është më e trishtueshme është se rrjeti e lejoi atë të ndodhë!”
Këngëtari pretendoi se ai dhe Kim filmuan tre kaseta. Artisti i R&B ndau gjithashtu disa mesazhe në Instagram që dyshohet se i kishte shkëmbyer me Kim Kardashian në prill, kur menaxheri i Ray J kërcënoi se do të publikonte një tjetër kasetë seksi.
Ray u përgjigj se ndihej sikur të gjithë po fitojnë përveç tij, sepse ai është “djali i keq çdo herë”.
Diku tjetër në videon e gjatë, ai tregoi atë që dukej të ishte kontrata origjinale e kasetës seksuale, ku nënvizohej se ata të dy morën 400,000 dollarë.