Debutimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United u shoqërua me emocione të shumta për tifozët, por mbi të gjitha për një tifoze speciale siç është nëna e futbollistit të famshëm. Pasi CR7 shënoi golin e hapjes, reagimi i nënës së tij u bë viral.
Një nga tifozet e pranishme në Old Trafford pati fatin të ulej pranë nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro, dhe kapi reagimin e saj ndaj golit me foto, e cila është bërë virale dhe është shpërndarë nga shumë media.
Më parë, Ronaldo ka treguar për Piers Morgan se kishte këmbëngulur që Dolores të mos shikojë më ndeshje të mëdha. “Unë i them, ‘Dëgjo, unë nuk e kam më babanë. Nuk dua të humbas edhe nënën time, kështu që ti nuk do t’i shikosh çerekfinalet, gjysmëfinalet ose finalet’, -rrëfeu ai.”
Futbollisti ka treguar se e ëma bëhet nervoze dhe se ajo ka humbur ndenjat dy herë në stadium. Megjithatë, kësaj radhe Ronaldo e ka lejuar të ëmën të ishte në stadium dhe emocioni i saj duket qartë.