Sipas Partisë Demokratike, largimi i shqiptarëve jashtë vendit ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një reagim në mediat sociale shkruan se rreth 20 mijë studentë më pak janë regjistruar në universitete.
Sipas Zhupës shumica e të rinjve zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë së arsimit dhe jetës në Shqipëri. Duke u ndalur tek vaksinimi me detyrim i studentëve, Zhupa thotë se duhet të ishte kryer një fushatë ndërgjegjësimi, sensibilizmi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin.