Tom Doshi ka reaguar menjëherë për kërkesën e Partisë Demokratike që kërkoi nga KQZ refuzimin e kandidaturës së tij për zgjedhjet e 25 Prillit. Në një reagim zyrtar të PSD, thuhet se Doshi është konform ligjit bashkë me kandidatët e tjerë të PSD-së.
“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!” thuhet në njoftim.