Territori i vendit është përfshirë nga shirat dhe nga temperaturat e ulëta. Sipas MeteoAlb mëngjesi nis me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat veriore-Verilindore do ketë reshje dëbore.
Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në verilindje deri në 13°C në jugperëndim.