Berisha: E ftoj çdo deputet që të marrë listën dhe të kontrollojë një për një anëtarësinë që ka votuar dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. Unë u them se PD kaloi krizën më të thellë, e kaloi duke rikthyer sandarded e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtarë tek unë. Kam pasur vlerësim të madh. Tjetër është zyrtar dhe tjetër është politikan. Deputeti është i detyruar të gjykojë politiksht, të mos bëhen instrumenta të një skenari, më i turpshmi, jo vetëm i Shqipërisë por edhe më gjërë. Ftoj të gjithë krerët e degëve që të vijnë dhe tëmarrin dokumentat e votimi dhe anëtarësisë së tyre. Të heqin dorë dhe të mos bashkëpunojnë në një skenar që në mënyrë absolute nuk do të pengojë këtë rezoluicon.