Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka njoftuar se një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi është ndihma juridike falas për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Në një status në Facebook, Gjonaj ka publikuar edhe një video, ndërsa thotë se mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problemeve.
“Ndihma juridike falas është një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi dhe një zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit www.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre” shkruan Etilda Gjonaj.