Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota për zëvendësim të masës së sigurisë me pretendimin e problemeve shëndetësore. Prokurori do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.
Sota akuzohet për shpërdorim detyre. Ai akuzua pak ditë më parë kur u finalizua operacioni “Shpirti” me 28 urdhër arreste, por jo të gjithë trafikantët e drogës përfunduan pas hekurave. Në kërkim vijojnë që të jenë dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.