Gjermani- Ndryshe nga liderët e tjerë botërore, kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk është vaksinuar ende ndaj koronavirusit dhe dy janë arsyet, sipas saj.
Gjatë një interviste për një gazetë gjermane, Merkel ka deklaruar se asaj nuk i lejohet të marrë vaksinën e AstraZeneca.
“Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca”, ka thënë Merkel.
Duke u ndaluar tek vaksina “Biontech”, kancelarja thekson se edhe kjo vaksinë është e pranuar dhe ajo do të jepet për të moshuarit dhe më pas për kategoritë që punojnë dhe që nuk mund të ruajnë distancën sociale.
Ndonëse shumë krerë të qeverive janë vaksinuar për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:
“Unë nuk dua te infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi e kanë përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”
E pyetur nëse do të ketë vaksinim të detyrueshëm, kancelarja tha se ishte kundër kësaj ideje.
“Ne kemi premtuar se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm. Nuk mendoj se është e nevojshme duke pasur parasysh gatishmërinë e lartë për t’u vaksinuar. Ne mund dhe duhet të përdorim argumente për të reklamuar. Prodhuesit po punojnë gjithashtu për prodhimin e vaksinave për fëmijë dhe adoleshentë. Vaksinat testohen edhe për gratë shtatzëna. Kemi mjaft njerëz që duan të vaksinojnë për të arritur imunitetin e tufave”, shtoi ajo.