Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD. Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë dhe i ishte parashikuar të mbante fjalim Shehaj ka refuzuar të flas.
Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët humbës përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.
Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi mbledhjen rreth orës 11:00. Delegatët u ftuan të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Këto punime janë duke vijuar ende dhe pritet të votohet edhe zgjedhja e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.