Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka deklaruar se nuk ishte i nevojshëm vaksinimi i detyruar për studentët. Hoxha ka theksuar gjithashtu se ende nuk e dinë si do të vijojë mësimi për këtë vit akademik. Në një deklaratë për mediat, rektori ka thënë se 75% e pedagogëve janë të vaksinuar.
“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, ka thënë Hoxha.